Ekskluzive/ Ylli Shameti flet për ndryshimet te Kukësi dhe trajnerin e ri: Hallaçi është zgjidhje e goditur

Kukësi ndodhet në një moment kritik, teksa Duro u shkarkua pas barazimit të sotëm ndaj Teutës në shifrat 2-2. Pikërisht kur i afrohemi fundit të kampionatit dhe me një Tiranë që është e vështirë të ndalet, lufta për titullin kampion do të jetë një hall më vete për trajnerin e ri.

E kush më mirë se Ylli Shameti, që e njeh skuadrën prej vitesh, mund të jepte një sygjerim për teknikun e ri? Në një prononcim për “Sport Ekspres”, figura e njohur e verilindorëve u shpreh se Hallaçi është zgjidhja më e mirë e momentit.

“E kam thënë publikisht që derisa kalova 6 vite të mrekullueshme te Kukësi, dua ta shoh sa më larg dhe gjithmonë në majë. Këto tre ndeshjet e fundit në momentin kritik të kampionatit kur shohim një Tiranë që po bën mirë, u tregua mungesë eksperience. Nuk mund të gjykoj një trajner dhe të them se u bë mirë apo keq me Duron. Klubit i takon e drejta për ta hequr dhe përderisa e kanë bërë do të thotë se është e drejtë.

Ka shumë ndryshime çdo vit dhe të flas për kohën kur dolëm kampion, është larg që të bëhen diferenca. Nuk mendoj se ka shumë alternativa serioze në qarkullim për të marrë Kukësin. Hallaci? Alternativë e goditur se e njeh klubin më mirë se të tjerët”, tha Shameti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online