Ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij në Champions League, Daniele Orsato fillon të qajë pas gjysmëfinales

Një nga gjyqtarët më të mirë në botë, Daniele Orsato, ka qarë pas ndeshjes mes PSG dhe Borussia Dortmund. Këta të fundit fituan edhe në ndeshjen e dytë, u kualifikuan në finale dhe më pas janë vërsulur drejt tifozëve.

Pakkush e vuri re se gjyqtari i njohur ka nisur që të qajë. Ata që e panë italianin nuk e dinin se për çfarë bëhej fjalë. Ndeshja e dytë e gjysmëfinales mes PSG dhe Dortmund ishte e fundit për Orsaton në Champions. Për këtë arsye ai nuk i përmbajti dot lotët, ndërsa do të gjykojë edhe në EURO24, ku më pas do t’i jap fund karrierës. Orsato është shpallur gjyqtari më i mirë për vitin 2020. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/