“Ishte mushkëri dhe la shpirtin në fushë”, prestigjozja spanjolle vlerëson Keidi Baren ndaj Real Madrid: Nuk ndikohet nga zjarri

Keidi Bare luajti për 90 minuta ndaj Realit të Madridit, atje ku u fitua në shifrat 2-1. Në fakt jo shumë lojtarê shqiptarë kanë pasur fatin që të fitojnë me gjigandët spanjoll, Keidi ia doli. Mesfushori shqiptar ishte një prej më të mirëve në fushë dhe u veçuar nga “Mundo Deportivo”.

“Ishte mushkëri.Luftoi me gjithçka dhe këdo dhe la shpirtin e tij, duke ndihmuar në mbrojtje dhe duke mbuluar shpatullat e Darder dhe Melendo. Nuk ndikohet nga zjarri”, shkruhet në vlerësim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *