Ishte më i miri i takimit dhe Xavi e heq prapë nga fusha, lojtari i Barcelonës fillon të godas pankinën dhe shpërthen ndaj trajnerit

Në dy duelet e mëparshme të La Ligës kundër Girona dhe Getafe, klubi katalanas fitoi vetëm dy pikë dhe Real Madridi arriti të përfitojë nga kjo situatë dhe të zvogëlojë sa më shumë diferencën me kryesuesit.

Edhe një herë, Raphinha ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm në fushë, duke qenë kërcënimi më i madh për portën e Getafes, por Xavi vendosi ta nxirrte nga loja brazilianin në fund të lojës, gjë që e mërziti shumë brazilianin.

Kjo nuk është hera e parë që Xavi i bën të njëjtën gjë Raphinhas dhe e nxjerr jashtë loje edhe pse është më i miri në fushë. Braziliani e shfaqi pakënaqësinë e tij disa herë, por ndaj Getafes nervat nuk mbajtën më.

Raphinha u largua i inatosur nga fusha në minutën e 87-të dhe më pas filloi të godiste me dorë pankinën, duke ia shprehur hapur pakënaqësinë Xavit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online