“Ishte më e vështirë se e imagjinova”! Eva Buzo flet pas 28 orësh notimi në detin e hapur: Thuajse më zuri gjumi atje…

Eva Buzo mori përsipër një aventurë shumë të guximshme. 28 orë notim në detin e hapur në kanalin e Otrantos dhe në fund duhej të ndërpriste sfidën e saj. Gjendja shëndetësore nuk e la që të dërgonte misionin e saj deri në fund. Në një intervistë për “Top Channel”, Eva ka shpjeguar gjithçka sa i përket vështirësive. Ajo shprehet se ishte thuajse në gjendje gjumi.

“Uhh sa e vështirë…sigurisht unë e prisja që të ishte e vështirë. Në sfida noti të tilla pret që disa gjëra të mos shkojnë mirë, por në këtë notim asgjë nuk ishte në favorin tim. Unë mësova disa gjëra pasi e provova, kështu në ditën e parë mu deshën 9 orë për të përshkuar 14 km, përgjithësisht në ditë normale mua më duhen 4 orë për atë distancë.

Sigurisht rrymat detare bëjmë të tyren , ndonjëherë i ke kundra ndonjëherë në favor dhe e kishim parashikuar notimin që mund të shkonte rreth 30 orë, sepse sipas ritmit tim, notoj gjysmë kilometri për një orë dhe kur fillon mendon këto vështirësi dhe kupton që të është dashur dyfishi i kohës për të bërë të njëjtën distancë që bën normalisht, fillon edhe nga ana psikologjike të rëndohesh dhe nëse gjithmonë mendon se mund t’ja dal, erdhi një pikë që thash, nuk është kjo dita.

Me të përfunduar gara shkova në spital, por isha mirë, më ndihmuan dhe bën të gjitha kontrollet e nevojshme, por në fakt në fotografi dukej situate më e rëndë seç ishte. Thjesht isha hsumë e lodhur, notova për 28 orë, thuajse më zuri gjumi”, tha Eva Buzo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online