“Ishte gjuajtësi i tretë, por i thashë trajnerit që do të gjuaja i pari penalltinë”, Xhaka: Sfida me Argjentinën është shpërblimi jonë i madh

Zvicra ka eleminuar Kolumbinë pas gjuajtjes së 11 metërshave, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës. Në këtë fazë të kompeticionit, helvetët do të përballen me kampionët në fuqi, Argjentinën. Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes për këtë kualifikim dhe për sfidën që do të ketë me Lionel Mesin.

“Në fakt, unë duhej të isha gjuajtësi i tretë i penalltive. Pastaj i thashë trajnerit se doja të isha i pari dhe të merrja përgjegjësi, siç i takon një kapiteni. Por po e lë mënjanë këtë për momentin. Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin. Ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës mendore. Vullneti fitoi.

Kemi bërë histori, është një ndjenjë e pabesueshme. Kemi pritur për një kohë të gjatë për të shkruar një histori si kjo. Tani udhëtimi vazhdon dhe jemi të lumtur që jemi ende këtu. Mendoj se është arritja kurorëzuese e brezit aktual. Ne lojtarët me përvojë po shtyhemi nga të rinjtë dhe duhet të jemi modele dhe të transmetojmë mentalitetin se edhe si një komb i vogël, shumë gjëra janë të mundura.

Ndeshja me Argjentinën? Ky është një shpërblim i madh. Qëllimi numër një është arritur, por kur je në çerekfinale, uria është edhe më e madhe se më parë. Tani vjen sfida e madhe me një nga lojtarët më të mëdhenj. Po e shijojmë lojën dhe do të jemi gati”, ka deklaruar Granit Xhaka./Sport Ekspres/