Kaloi nga Kosova në Shqipëri për të shkuar në Kroaci dhe më pas kulmoi me fitoren e titullit të Serisë A. Amir Rrahmani kurorëzoi mbrëmjen e djeshme suksesin më të madh të karrierës së tij. Mbi këtë lojtar ka folur edhe trajneri i tij i parë te Kosova e Prishtinës, Avni Gashi. I pyetur nga “Gazeta Express”, Gashi tregoi Rrahmanin si fëmijë.
“Ka qenë një fëmijë i heshtur me një edukatë shum të veçantë. I rregullt në çdo stervitje sa që nuk e mbaj mend kur ka munguar në stërvitje. Po ashtu vlen të ceket edhe mbështetja e familjes nuk ka munguar. Ka shumë harmoni familjare. Edhe kjo është një pjesë e suksesit të çdo fëmije.
Sa i përket ndeshjeve kur kem pasur ka patur fanellën me numrin 5 edhe e mbaj në shtepi. Pozicionin që ka luajtur njëjtë si në koh?n e sotme. Qendermbrojtës shumë intelegjent lojën e ka perceptuar shumë mirë aksionet. Jo shpejtësi shumë të madhe por hapin e madh. Dhe me kohë i ka mbuluar të gjitha hapësirat e kundërshtarit”, tha Gashi. /Sport Ekspres/