Tonali i ka habitur të gjithë me largimin e tij nga Milani. Në momentin që mesfushori nisi të krijonte emrin e tij në Serinë A, erdhi largimi drejt Newcastle në Premier League. Në një intervistë të fundit, vetë futbollisti ka treguar se i pëlqeu menjëherë projekti i ekipit anglez.
“Kishte shumë hapa drejt transferimi. Më i rëndësishmi ishte i pari, kur më treguan për interesimin e Neëcastle. E mora menjëherë mirë sepse e dija se ishte diçka reale, konkrete. Pra, ne arsyetuam ndryshe nga të gjitha rastet e tjera në të cilat jemi kontaktuar nga klubet në të kaluarën. Çdo vit ka ekipe të interesuara,. Ndonjëherë njerëzit kanë treguar vërtet se më duan këtu me çdo kusht. Newcastle është një projekt që po lind, që tashmë ka lindur dhe që duhet të çohet përpara.
Në Milano bëra një rrugëtim që përfundoi me gjysmëfinalen e Champions League. Vitin e parë luftuam për titullin, vitin e dytë arritëm ta fitonim, vitin e tretë nuk ia dolëm, por shkuam një rruga e gjatë në Champions League”, tha Tonali. /Sport Ekspres/