Ishte 7-2: Kjo është përmbysja më e çmendur në histori!

Kush është sipas jush përmbysja më e bujshme e rezultatit në një ndeshje futbolli? OK, të gjithë biem dakord që Milan-Liverpul 3-0 në pushim dhe 3-3 në fund është një çmenduri, por ka edhe më keq. Shumë më keq, ndaj le të ngushëllohen pak tifozët e Milanit.

Në një ndeshje të Kupës FA për të rinj në Angli ka ndodhur e paimagjinueshmja: Nuneaton kryesonte 4-1 në pushim dhe 7-2 pas një ore lojë, por Halesouen përmbysi gjithçka, me 5 gola të shënuar pas minutës së 80-të.

Për fat të keq, pamje filmike nuk ka, por gjithçka është e vërtetë. Në stadium ishin nja 83 tifozë, por pas 7-2 gjysma iku në shtëpi, pasi u duk si stërvitore. Imagjinoni si janë ndjerë kur kanë marrë vesh si mbaroi. Imagjinoni si ndihet edhe djaloshi Luis Korkoran, i cili shënoi 5 gola, por humbi.

JA SERIA E GOLAVE:

1′: Nuneaton Borough 1-0 Halesowen Town – (Corcoran)

4′: Nuneaton Borough 1-1 Halesowen Town – (Danks)

7′: Nuneaton Borough 2-1 Halesowen Town – (Jones)

22′: Nuneaton Borough 3-1 Halesowen Town – (Wanjohi)

43′: Nuneaton Borough 4-1 Halesowen Town – (Corcoran)

HT: Nuneaton Borough 4-1 Halesowen Town

49′: Nuneaton Borough 5-1 Halesowen Town – (Jones)

51′: Nuneaton Borough 5-2 Halesowen Town – (Love)

52′: Nuneaton Borough 6-2 Halesowen Town – (Corcoran)

57′: Nuneaton Borough 7-2 Halesowen Town – (Corcoran)

62′: Nuneaton Borough 7-3 Halesowen Town – (Danks)

70′: Nuneaton Borough 7-4 Halesowen Town – (Griffiths)

70′: Nuneaton Borough 7-5 Halesowen Town – (Mutasa)

80′: Nuneaton Borough 7-6 Halesowen Town – (Danks)

83′: Nuneaton Borough 8-6 Halesowen Town – (Corcoran)

86′: Nuneaton Borough 8-7 Halesowen Town – (Beard)

92′: Nuneaton Borough 8-8 Halesowen Town – (Tudgay)

96′: Nuneaton Borough 8-9 Halesowen Town – (Tudgay)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online