“Ishin shumë mirë”! Murinjo duartroket Kumbullën dhe nis të justifikohet për derbin me Lacion pa nisur: Sarri po pinte cigare në shtëpi teksa ne po luanim

Roma ka barazuar 1-1 ndaj Viteshes dhe ka kaluar më tej në turin e Conference League falë fitores në ndeshjen e parë. Ekipi i Murinjos arriti të barazonte vetëm në minutën e fundit me Abraham për të nisur festën e madhe. Megjithatë nuk ka vend për shumë gëzim, pasi menjëherë vjen derbi me Lacion. Madje trajneri portugez ka nisur që tani që të justifikohet për këtë përballje të madhe.

“Jam i lumtur se kaluam turin, por jo sepse luajtëm sot. Sarri po pinte cigare ndërkohë dhe unë që jam duke shkuar në shtëpi tani për të menduar për derbin”, tha Murinjo. Nga ana tjetër nuk ka munguar edhe komplimenti për punën e tre mbrojtësve, mes të cilëve ishte edhe Marash Kumbulla si titullar. “Tre qëndrorët sot ishin mjaft mirë”, tha mes të tjerash portugezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *