“Ishe ‘Mbret’, tani je një si të gjithë”, ultrasit e Interit nuk e harrojnë tradhëtinë e Lukakut: Të mos e presë askush në aeroport

Rikthimi i Romelu Lukakut në Itali është vetëm çështje zyrtarizimi. Sulmuesi belg dështoi te Chelsea dhe tashmë ka vendosur të shkojë përsëri atje ku preku majat në karrierën e tij, te Interi. Pas lajmit për një huazim të Lukakut te nënkampionët e Serisë A, “Curva Nord” ka reaguar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.

Grupimi ultras i Interit njofton se lojtari nuk do të vërshëllehet në stadium, por nga ana tjetër thekson se tradhëtia e një viti më parë nuk është harruar prej tyre. “Curva Nord” fton të gjithë tifozët interistë të mos shkojnë për ta pritur lojtarin në aeroport, si dhe e bën të qartë se nga një “Mbret i Milanos”, tashmë Lukaku është thjesht një si gjithë të tjerët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i grupimit “Curva Nord”:

Vëmendje e rëndësishme!!

Meqenëse rikthimi i Lukakut në Inter është shumë i mundshëm, disa pika duhen bërë të qarta:

– “Curva Nord” mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë kundërshtim për lojtarin (pavarësisht sjelljes së verës së kaluar);

– duke pasur parasysh këtë, askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shalle ose pankarta të Curva-s ose të grupeve që e përbëjnë atë;

– gjithçka që në të ardhmen do të bëhet ndaj tij do të duhet ta fitojë në fushë me përulësi dhe djersë …

Ai u mbështet (dhe trajtohej) si një Mbret, tani ai është një si shumë. Le të jemi të qartë edhe për të gjithë se nuk do të brohorasim kurrë kundër Lukakut nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit. Gjithsesi, ftojmë të gjithë tifozët e Interit që të mos bien në grackën e kundërt, atë të vrapimit të menjëhershëm dhe derdhjes së gojës pas tij.

Përveç një aspekti të qartë emocional instinktiv, të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhur, vetëm sa do t’i jepte një përshpejtim të mëtejshëm atij procesi që ka vite që ka për qëllim të na bëjë të gjithëve konsumatorë budallenj dhe të shtrirë. Jemi dhe duhet të mbetemi ZEMËR – SHPIRT – GRINTË – INTERIZËM.

Ne nuk jemi zotërinj në mëshirën e lëvizjeve të lojtarëve dhe klubeve. E morëm parasysh tradhtinë e Lukakut dhe u mërzitëm shumë. Një lojtari këto gjëra mund t’i falen me kalimin e kohës, por ato mbeten. Të sigurt, drejt një të ardhmeje që do të ndërtohet së bashku me ata që do të jenë pjesë e familjes sonë zikaltër. Përpara Interistë! Përpara “Curva Nord”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online