“Isha në Prekaz dhe u frymëzova”! Flet autori i këngës Mora Fjalë që po kthehet në himnin e Kombëtares: U emocionova kundër Polonisë, e mendova 2 javë…

“Mora fjalë” është kthyer në himnin e Kombëtares. Sa herë që Shqipëria merr një rezultat pozitiv, lojtarët kuqezinjë shkojnë para tifozëve dhe nisin të këndojnë me ta. Autori i kësaj kënge, njeriu që ka shkruar tekstin dhe e ka kompozuar është Naim Gjoshi nga Elbasani. Në një intervistë në emisionin “Bilardo” në “MCN TV”, Gjoshi ka zbuluar edhe disa prapaskena.

“Ishte viti 2000, një këngëtar nga Drenica më kërkoi një këngë për Adem Jasharin, në tre vjetorin e rënies së tij. Ai ishte shtysa. Unë kisha qenë në Kosovë, isha në Prekaz dhe më bëri përshtypje kulla e bombarduar. Më bëri përshtypje edhe portieri i Adem Jasharit, mu kujtua Eposi i Kreshnikëve. E kisha dëshirën që të bëja një këngë për Adem Jasharin.

Kam menduar dy javë për të shkruar tekstin e kësaj kënge. Shkurte Fejzaj e dëgjoi këngën nga ky këngëtari nga Drenica dhe ia bleu këngën, pa e ditur unë. Kam ndierë një emocion shumë të madh në atë ndeshje me Poloninë, sidomos kur filluan edhe lojtarët që ta këndonin”, tha Gjoshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online