Nga Klaudio Ndreca
Pascal Schurpf, lojtari i Luzern, është mërzitur nga intervistat e zakonshme të dhëna për mediat. Të njëjtat pyetje dhe të njëjtat tema të trajtuara, ndërsa për këtë arsye ka dhënë disa shpjegime ndryshe për ndjekësit e tij në “Instagram”.
Ndër shumë pyetjeve origjinale që mbërritën për Schurpf, ka treguar edhe një prapaskenë kur luante me të rinjtë e Bazelit. Gjithmonë thuhet se para ndeshjeve lojtarët duhet të mos kenë lodhje dhe duhet të shkojnë më herët në shtrat, që të jenë në gjendje të mirë për përballjen në fushën e lojës. Por jo gjithmonë ndodhë kështu, teksa Schurpf tregon edhe një rast të veçantë që përfshin edhe mesfushorin e Kombëtares, Taulant Xhakën.
“Gjatë kohës që isha në Basel U21, unë shkova në një klub nate një natë para një ndeshje me Taulant Xhaka dhe Daniel Unal. Ne fituam 3-2 kundër Solothurn, Taulant, Daniel dhe unë ishim golashënuesit e atij takimi”, ka thënë Schurpf. /Sport Ekspres/