Ish-trajneri i Teutës kujton vitin e hidhur: Do kishim trofe tjetër, ia lamë Skënderbeut

Haxhi Ballgjini është ish-trajneri i Teutës që ka dërguar shumë vite më parë trofeun e Superiores në Durrës. Me lumturinë e madhe për shkakun se Teuta është shumë pranë ngritjes së titullit kampion, Ballgjini sjell ndërmend për “Sport Magazine” edhe kujtimet e hidhura në barazimin me Kamzën, ku durrsakët i falën titullin Skënderbeut.

“Jam i gëzuar, më shumë se i gëzuar, jam i lumtur. Teuta ka ndeshje më të lehtë se Vllaznia në gjykimin tim. E ka vendosur një dorë te titulli dhe sot duhet ti vendosi të dyja. Duhet të kishte edhe të tjerë trofe ky ekip. Një e kemi humbur duke ia dhënë Skënderbeut pasi barazuam në shtëpi me Kamzën që kishte rënë nga kategoria”, tha Ballgjini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *