Ish-punonjësi i FSHF: Kombëtarja… Fal shet, apo humbet?

Lirim Zalla dikur ka qenë pjesë e federatës shqiptare të futbollit, por sot është njeri i jashtëm dhe thjesht në rolin e opinionistit dhe gazetarit të lirë. Jo vetëm kaq, apo ai ka pasur edhe çështje gjyqësore të hapur me FSHF, për disa rroga të paprambetura. Dhe, nga jashtë, i ftohtë në mendim, ka postuar një shkrim tepër provokues në facebook-un e tij.

 “Kombëtarja… Fal shet, apo humbet?

Cili nga ju o njerez e gjen përgjigjen?

Pasi une kam disa verdikte te pa qarta.

  1. Kreu rri larg se kështu “nuk di gjë” për porositë ogurzeza që ka dhënë.
  2. De Biazi nuk del asnjë herë nga stoli për të bërë trajnerin, se thotë luajtëm mirë.
  3. Bushi nuk është më drejtor i Kombëtares, kështu ndihma e tij mbetet larg në distancë.
  4. Po luajmë aq shumë me Luksenburgun sa qe qentë atje sa shohin shqiptarë tundin bishtin.
  5. Luajmë si ekip lagjesh në lagjet me të vogla të Europës.
  6. Ekipi dhe Strakosha marrin dy gola “të vegjël” nga lojtarë amatorë e të panjohur.
  7. Gazetarucët e kapur për rroga, honorare e shpërblime të pamerituara HESHTIN.

Ku po shkon futbolli shqiptar drejt faljes, shitjes apo humbjes???

GJEJENI………..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *