Ish-portieri i Kukësit përfundon kursin, tani me licencë të UEFA-s

Kukësi bëri historinë në vitin 2013, teksa arriti që të kalonte tre ture në Europa League, si asnjë skuadër tjetër deri atëherë. Ndonëse më vonë Skënderbeu arriti që të kalonte një tur më shumë se verilindorët, ishte një sukses i padiskutueshëm për kuksianët asokohe.

Në portën e kuksianëve ishte Argent Halili, i cili ishte protagonist i padiskutueshëm, duke neutralizuar dhe një 11-metërsh në Bosnje në turin e dytë, ku Kukësi u përball me Sarajevon. Vitet kalojnë dhe vlonani tani mendon se çdo të bëjë pas futbollit.

Halili vijon të jetë pjesë e Orikut, ku mban dhe shiritin e kapitenit, por kjo gjë nuk e ka penguar që ai të zhvillojë dhe kursin e trajnerit. Sot vetë portieri ka publikuar një foto ku shihet se e ka marrë licencën dhe menjëherë pas futbollit mund të nisë punë si një pjesëtar i stafit teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online