Ish-mesfushori këshillon Bayernin, Hamann: Harrojeni Sane, Rashica është zgjedhja e duhur

Në ndeshjen e djeshme ndaj Dortmundit, Milot Rashica theu një rekord të ri për klubin e Werder Bremen. Shtatë gola të shënuar në shtatë ndeshje radhazi në kupën e Gjermanisë. Padyshim një arritje e madhe për sulmuesin shqiptar. Megjithëse frytet e Milotit janë vënë në pah edhe më herët në kampionat apo edhe me përfaqësuese e Kosovës.

Së fundmi një vlerësim për sulmuesin e talentuar ka ardhur edhe nga Dietmar Harmann. Ish-mesfushori shkatërrues i Bayern Munchen i referon skuadrës që të hedh sytë nga Rashica duke kursyer milionat për Sane e Man City.

“Nëse do të donit të merrnit një lojtar, mund të shkonit në Bremen. Milot Rashica sigurisht që do të ishte një opsion i mirë”, ka deklaruar Hamann./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online