(FOTO)Dinamo thumbon 7 fitoret radhazi të Tiranës, reagimi i klubit: Kur të veni 25 na njoftoni

Vëmendja e javëve të fundit në kampionatit shqiptar ka qenë mbi fitoret që Tirana po arrin nën drejtimin e trajnerit Egbo. Kjo për faktin se bardheblutë nisën një kampionat disi të vakët, madje duke shkarkuar edhe 2 trajnerë për mos arritje të rezultateve pozitive. Megjithatë në kryeqytet, rivalët e Tiranës iu kujtojnë këtyre të fundit se “suksesi” i tyre nuk krahasohet as me 1/3 e tyre.

E pikërisht Dinamo ka rikujtuar rekordin historik që mbajnë ata në rang europian. Në një postim në facebook, klubi historik poston një nga renditjet e përgjithshme ku Dinamo regjistron 24 ndeshje radhazi me fitore, duke u renditur të tretët në Europë pas Benfikës dhe Dinamo Zagrebit. Një shkëndijë e ndezur nga dinamovitët që shpresojnë të rikthehen në Superligë për t’i dhënë kryeqytetit derbit e dikurshëm mes Partizanit, Tiranës dhe Dinamos./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online