Ish-mbrojtësi zikaltër poshtëron kuqezinjtë pas humbjes: Milani nuk luajti kundër Interit, kanë 3 ndeshje që nuk e shohin topin me sy

Daniele Adani i ka dhënë një goditje të fortë Milanit pas humbjes me Interin. Ish-mbrojtësi zikaltër nuk kishte aspak mëshirë në komentin e dhënë për “Bobo TV”. Adani u shpreh se Milani nuk luajti aspak kundër Interit pasi nuk e pa topin me sy.

“Sa persona thanë se Skriniar është pika më e rëndësishme e Interit? Po tani, ju mungon? Jo se Skriniar nuk është i mirë, por Interi është i fortë. Napoli vuan me Milanin, ndërsa Milani nuk luan kundër Interit. E vërteta është një dhe e vetme, Milani nuk e ka parë topin në tre ndeshjet e fundit me Interin. Nëse luajnë shkurt, humbin duelet me Interin, nëse luajnë gjatë, të kapin me top nga pas shpine”, tha Adani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online