Adil Rami është futbollisti i njohur për arenën europiane që tanimë është pjesë e Troyes. Mbrojtësi i Francës ka luajtur për shumë skuadra të njohura, ndërsa karriera e tij mund të shkonte më mirë nëse do të ndryshonte mënyrën e jetesës. Vetë lojtari e ka pranuar që takimet e shumta me vajzat e ndryshme kanë ndikuar jo pak në rrugëtimin e tij. “Mund të kisha një karrierë tjetër nëse do të kisha zgjedhur një mënyrë tjetër jetese.
Por shumë takime, vajza dhe ushqim. Ushqimi është problem im më i madh. Më pëlqen të ha dhe shtoja shumë kilogram. Nëse do të isha në formën time më të mirë, asnjë sulmues në botë nuk do të ishte problem për mua”. Adil Rami ka qenë në lidhje edhe me Pamela Anderson, por dëshira e tij për t’i propozuar nuk u finalizua me sukses.
Megjithatë në rrëfimin e tij për Le Figaro, francezi krenohet për suksesin e tij me femrat. “Kam më shumë sukses me femrat se Brad Pitt dhe George Clooney së bashku. Më kujtohet nëj festë me shtatë vajza. Nuk mund ta besoja. Shkëmbyem numrat e telefonit, pimë së bashku, ishin shumë të sjellshme dhe qeshnin me batutat e mia”, tha Rami. /Sport Ekspres/