E mbylli me ndeshjen kundër ekipit të shqiptarëve, Mesut Ozil tregon si e përjashtuan nga Fenerbace: Më thanë…nuk të duhet më plani i stërvitjes

Mesut Ozil është përjashtuar nga Fenerbace. Mesfushori me origjinë turke u la në dhomat e zhveshjes me nisjen e pjesës së dytë ndaj Konyaspor, ndërsa më pas do të dilte njoftimi për përjashtimin e tij. Mediat turke zbuluan se gjithçka lidhet me formën e dobët të vetë lojtarit, më veçanërisht në aspektin fizik.

Ndërkohë Ozil ka treguar tronditjen e madhe sesi e mësoi lajmin e përjashtimit. “Shkova në Gjermani me pushime se kishim ditë pushimi. Kur u ktheva në Stamboll, thirra djalin që ishte përgjegjës për planin e stërvitjes, por ai më tha se nuk më duhej sepse u largova nga klubi”, tha Ozil. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online