Ish-lojtari i Shqipërisë shtanget nga serbët në mbështetje të Rusisë: Si ka mundësi, kaq pa ndjenja këta njerëz?

Astrit Ajdarevic ishte një prej lojtarëve të shumtë që erdhi te Shqipëria në kohën e Panucit. Mesfushori shihej me prespektiv dhe ishte pjesë e AEK, por që në momentin që doli me fanellën e kuqezinjëve, karriera në vendin fqinj mori tatpjetën. Në një deklaratë të fundit në “Twitter”, ish-futbollisti i Kombëtares nuk mund ta kuptojë sesi serbët kanë dalë në Beograd duke mbështetur Rusinë për atë që po ndodh në Ukrainë.

“Kjo është thjesht e pabesueshme. Serbët në Beograd janë duke menduar se çfarë po ndodh në Ukrainë është një veprim kaq i mirë. Si mund të jenë njerëzit kaq të ftohtë? Si mund të mos kenë një ndjenë njerëzore për të gjitha vendet që vuajnë dhe kanë vuajtur për kaq shumë kohë në mbarë botën?”, pyet Ajdarevic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *