Edhe pse merkato në Francë është mbyllur, askush nuk i pengon lojtarët që janë të lirë të gjejnë skuadra, nëse këta të fundit kanë lënë ndonjë vend bosh në listat e federimeve. Hatem Ben Arfa është zyrtarisht lojtari më i ri i Renës dhe vetë klubi e ka njoftuar diçka të tillë pak minuta më parë.
Ish-lojtari i PSG-së i dha fund kontratës me kampionët e Francës, ku nuk mundi asnjëherë që të shkëlqente dhe si një lojtar i lirë mund të nënshkruante dhe pas datës 31 gusht. . Tani, 31-vjeçari synon që të rikthehet sërish në nivele të larta, duke mos ndryshuar kampionat, por duke harruar sezonin e fundit.
Mesfushori në të shkuarën ka qenë pjesë e Lionit, Marsejës, Njukasëllit, Hull Sitit dhe Nicës. Hatem Ben Arfa ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme dhe është prezantuar si lojtari më i ri skuadrës së Renës, që duket se ka një vlerësim maksimal për lojtarin në fjalë. Shkëlqimin e tij, Arfa e ka pasur tek Nica, ku në sezonin 215-2016 shënoi plot 17 gola, por më pas në Paris ishte shumë larg pritshmërive.
Expo “Debout !” – Un nouvel artiste à Rennes ! pic.twitter.com/AADDQLs536
— Stade Rennais F.C. (@staderennais) September 2, 2018