Ish-futbollisti Bregu analizon të Parën: Kjo nuk është Dinamo më e mirë!

Pasi janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë së Parë, është formatuar plotësisht kalendari për fazën e tretë, në të cilën të gjitha skuadrave u janë përgjysmuar pikët. Në analizën e tij për SportEkspres.com, ish-futbollisti i Dinamos e Kombëtares, Aleko Bregu, thekson mes të tjerash se nga shumë skuadra nuk është menaxhuar mirë gara në dy fazat e para. Njëherazi, ai mendon se në fazën e tretë të gjitha skuadrat i kanë mundësitë të ndryshojnë, por rreziku mbetet prezent në arritjen e synimeve.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Dje u mbyllën dy fazat e para, si u shprehën skuadrat nisur nga të dy ekstremet e renditjes?
-Në përgjithësi, skuadrat kanë marrë çfarë kanë dhënë në 18 javë, me ndonjë përjashtim të vogël. Vllaznia e Bylisi i kanë komanduar grupet në këtë dy faza, e po kështu ka ndodhur me Vorën e Turbinën që kanë salduar vendet e fundit. Skuadrat e tjera në përgjithësi i arritën objektivat.

Cilën skuadër e përjashtoni se në 18 javë nuk i ka arritur pritshmëritë?
-Më evidente ishte në kreun e Grupit B, ku Besa mund të kishte më shumë pikë. Por edhe skuadrat e traditës në futboll që kanë luajtur në Superiore, si Dinamo, Erzeni, Besëlidhja, Besa, Lushnja, Apolonia, Tomori dhe Elbasani treguan menaxhimin e dobët që kanë pasur gjatë garës.

Në cilin grup e mendoni më të fortë rivalitetin për vendin e parë?
-Natyrisht që në Grupin B, ku edhe diferenca mes Bylisit e Besës diferenca është më e ngushtë. Mes tyre do të jetë garë e fortë gjatë fazës së tretë, por edhe Vllaznia duhet të jetë e kujdesshme në këtë fazë, pasi kjo formulë është tipike për rreziqe.

Me pikët që kanë Vora dhe Turbina, mund të quhen skuadrat e rëna në Kategorinë e Dytë?
-Unë mendoj që jo, sepse skuadrat e tjera që rrezikojnë nuk kanë shumë diferenca në pikë mes tyre. Në Grupin A, së bashku me Vorën mund të jenë pjesë e mbijetesës edhe Shënkolli me Ilirinë, ndërsa në Grupin B, me Turbinën janë shumë afër Elbasani me Tomorin.

Si ish-futbollist i Dinamos, mendoni se kjo ishte skuadra më e mirë në Kategorinë e Parë?
-Dinamo e fillon çdo vit me pretendime, por që në fund ato i mbeten vetëm në letër. Në fazën e parë ishte në vendin e 2-të, por në fazën e dytë gaboi në disa ndeshje me rivalët e tashmë do të luajë pa asnjë motiv në fazën e tretë. Nuk është Dinamo më e mirë në këtë kategori.

Në parashikimin tuaj, cilat skuadra i mendoni kryesuese të grupeve dhe cilat në vendin e fundit?
-Nëse do të nisemi nga renditja aktuale, Vllaznia në Grupin A dhe Bylis në Grupin B shikohen si favorite në krye dhe kandidatet më të afërta për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ndërsa për fundin, Vora e Turbina janë të rrezikuara, lufta do të bëhet për vendin e parafundit në Play-out.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online