Ish-futbollistët e Superiores po kryesojnë në Kosovë, Koliçi tregon sekretin: Elton Cale është DJ, trajneri vendos dy bufera për muzikë të lartë

Gjilani është duke kryesuar kampionatin në Kosovë dhe pjesë e kësaj skuadre janë futbollistë të njohur për Superioren. I drejtuar nga Ismet Munishi, që është një trajner karizmatik dhe ndryshon nga të tjerët, por mbi të gjitha rezultativ, ekipi ka marrë më të mirën e mundshme në këto të javë të kampionatit.

I ftuar në emisionin “Sporti Total”, Koliçi ka treguar motivimin e trajnerit Munishi para ndeshjeve të kampionatit dhe gjithashtu “profesionin” tjetër që bën Elton Cale para se të dali në fushë ne blertë. “Mënyra se si na motivon trajneri Ismet Munishi është sepse na ka blerë gufera, dy zmadhues të zërit, gjithmonë para ndeshjes, por edhe në stërvitje na motivon me muzikë.

Kur kemi ndeshje në transfertë, atëherë Elton Cale e kemi si DJ. Kemi motiv të madh nga trajneri. E falenderoj përzemërsisht Munishin sepse gjithmonë ka fjalë të mira për mua dhe kjo do të thotë se kam kryer punën mirë”, tha Kolici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *