Ambicioz dhe me një ego që kërkon gjithnjë e më shumë. Ronaldos ende nuk i ka marrë fund uria për të shtuar më tepër trofe në vitrinën e tij. Champions League është padyshim trofeu më i rëndësishëm në karrierën e një lojtari dhe dëshira për të shkuar larg në këtë kompeticion ishte edhe një nga arsyet e ndarjes me Juventusin. Pas eliminimit në çerekfinale në sezonin e parë me bardhezinjtë, mbërritja në 8 më të mirat e Europës u kthye në një mision të pamundur për “zonjën e vjetër”, si dhe i tillë mbetet edhe sot për CR7-ën.
Fillimisht Lioni e më pas Porto i dhanë goditjen e rëndë Juventusit dhe Ronaldos dy sezonet e fundit, duke i nxjerrë jashtë Champions League-s që në ndeshjen e parë pas fazës së grupeve. Diçka e tillë nuk përputhej me abiciet e yllit portugez dhe ndarja mes palëve erdhi. Por duket se fati ka bërë ironinë e tij me 5 herë fituesin e Topit të Artë, pasi edhe për këtë sezon trofetë nuk duket në horizont për të. Atletiko befasoi Manchester United-in ën “Old Trafford” dhe Cristiano Ronaldo, për të tretin sezon radhazi, ka mbyllur rrugëtimin e tij në Champions League në fazën e 1/16-ve./Sport Ekspres/