Ironi e fatit/ Golat i shënuan vetëm lojtarët që u bën për spital! Në Poloni ngrenë pyetjen: Legia fitoi nga trajneri serb apo…dru.ri i tifozëve?

Me debutimin e trajnerit serb Vukicevic, Legia arriti menjëherë te fitorja duke dhuruar spektakël ndaj Zaglebie në shifrat 4-0. Kampionët polak kishin prekur fundin e renditjes dhe njëkohësisht në humbjen e shkuar që pësuan ndaj Wislas, u sul.muan nga tifozët.

Pekhart, Lopes dhe Luquinhas pësuan dëmtime të rënda nga ky irritim i tifozëve aq sa ishin në pikëpyetje të madhe për praninë e tyre ndaj Zaglebie. Menjëherë erdhi fitorja me shifrat 4-0 dhe në Poloni merita po shpërndahet mes trajnerit serb dhe dru.rit të tifozëve.

Në fakt Vukicevic kishte vetëm një ditë kohë për të stërvitur skuadrën dhe për këtë arsye, kësaj ideje absurde në dukje, nuk mund ta linin pa jehonë edhe vetë gazetarët. “Nuk mund ta lëmë pa përmendur se ata që dhu.nuan lojtarët, tani do mendojnë se kjo punë funksionon kështu”, shkruan gazetari polak Rafal Stec. “Pjesa më tmerruese është se ata persona do të mendojnë se Legia fitoi vetëm falë veprimi të tyre”, shkruan gazetari tjetër Michal Kolodziejc.

Dhe si për t’i dhënë më shumë zë këtij mendimi vjen në ndihmë lista e golashënuesve. Rafel Lopes kishte shënuar 2 gola në 29 ndeshje të kampionatit, ndërsa ndaj Zaglebie shënoi dopietë. Ndërkohë edhe Pekhart, sulmuesi më i mirë në Poloni në sezonin e kaluar, ishte dështimi më i madh me 2 gola të shënuara në këtë sezon, ndërsa në një rast ia doli me 11-metërsh. Në fitoren ndaj Zaglebie, edhe Pekhart arriti te goli. Të dy këta lojtarë ishin më të lënduarit nga sul.mi i tifozëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *