Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së shtatë të IPKO Superligës së Kosovës. Fitore vendase, ku Trepça 89 ka mposhtur Ferizajn me rezultatin 1-0, ndërsa Drenica ka mposhtur Ballkanin me rezultatin 2-1.
Tre pikëshi i parë në shtëpi për djemtë e Maganit, të cilët arrijnë fitoren e dytë në kampionat. Renato Hyshmeri shënoi golin e fitores në fundin e pjesë së parë. 29-vjeçari shënoi në minutë e katërt shtesë së pjesës së parë, duke i dhuruar tre pikë të rëndësishme ekipit të tij. Miqtë zhvilluan pjesën më të madhe të ndeshjes më një lojtar më pak, pas daljes më karton të kuq të Granites në minutën e 35. Fitorja e ngjit ekipin nga Mitrovica në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Ferizaj mbetet në vendin e parafundit në kuotën e katër pikëve.
Fitorja e parë në shtëpi dhe për Drenicën që mposhti ekipin e Ballkanit. Një autogol i Shalës në minutën e 25 kaloi vendasit në avantazh, ndërsa dyfishimi erdhi në pjesën e dytë. Kreshnik Uka vulosi fitoren në minutën e 52, ndërsa goli i Jetmir Topallit në minutën e 76 nuk i shërbeu Ballkanit për të mënjanuar humbjen. Me këtë trepikësh, Drenica ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në renditje, ndërsa Ballkani mban vendin e tetë.
Trepça 89 – Ferizaj 1-0
(Hyshmeri 45+4’)
Drenica – Ballkani 2-1
(Shala 25’ (aut), Uka 54’/ Topalli 79’)