Partizani reagon për Telushin, sulmon mediat

Të kesh një zyrë shtypi të suksesshme dhe të fortë është një meritë e madhe. Ekipet shqiptare vuajnë për profesionalizëm në këtë aspekt, sepse zyra e shtypit kthehet në një organ ku drejtuesit flasin me vrer duke anashkaluar dhe rolin e zëdhënësit për shtyp. E themi këtë duke dashur t’i respektojmë të gjithë, pasi nuk do të donim të besonim kurrë se një gazetar mund të bëjë deklarata kaq të dobëta, në ajër dhe pa bazë siç ishte kjo e Partizanit.

Për të patur vend ironia e klubit dhe të na vendosë me “shpatulla pas murit” minimalisht duhet të ishte lexuar mirë lajmin. Nëse në ndonjë vend, apo fjali, shkruhet se Telushi dhe Gega kanë patur debate, sherr, konflikt apo përplasje, atëherë tërhiqemi dhe kërkojmë falje. Nëse nuk është kështu, minimalisht duhet të lexoni më mirë, të arsyetoni dhe pastaj të shkruani. Nëse keni dyshime dhe po mendoni sërish për lajmin (klikoni këtu), na shtoni klikimet!

Sa i përket marrëdhënieve të shkëlqyera të Telushit dhe pëlqimit nga ana e trajnerit Skënder Gega, jemi të qetë, koha do ta tregojë. Ashtu si shumë lajme të tjera të përgënjeshtruara me pompozitet nga klubi i kuq. Megjithatë, na vjen pak çudi që klubi e përdor faqen zyrtare vetëm për përgënjeshtrime për media të caktuara dhe nuk u përgjigjet tifozëve për Fejzullahin, miqësoret e munguara në Ohër, apo “autogolin” me gjobën ndaj Kotobellit që e publikon si të larguar nga klubi, pastaj kujtohet se ka kontratat e tij ende në zyra.

Reagimi i Partizanit për Telushin

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online