Misioni i ngjitjes në Serinë A me Venecian dështoi në gjysmëfinalet play-off, por gjithsesi Filipo Inzagi e fitoi betejën e vet. E mori Venecian në Serinë C, e ngjiti menjëherë në B dhe i shkoi pranë ngjitjes së dytë rresht.
Tani ish-sulmuesi legjendar ngjitet vetë në Serinë A, sepse ka firmosur për Bolonjën, duke pasur një tjetër ish-milanist, Roberto Donadonin.
Sot në mesditë Inzagi eshte paraqitur në qendrën stërvitore të Bolonjës, ka takuar drejtuesit dhe është familjarizuar me ambientet e klubit.
Në ditët e ardhshme do të firmoset kontrata dhe do të kryhet prezantimi.