Ka përfunduar në baraspeshë kryesfida e kësaj mbrëmjeje. Manchester City dhe Interi janë larguar me rrjeta të paprekura nga stadiumi, teksa ndeshja përfundoi me shifrat 0-0. “Qytetarët” kanë dominuar lojën, por Interi ka arritur të rezistojë deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.
Manchester City kishte mundësinë që të gjente golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes, por Gundogan-i u tregua i pasaktë në zonë. Fillimisht goditja e mesfushorit turk me kokë ishte qendrore dhe u prit nga Sommer-i, ndërsa në rastin e dytë, topi i gjuatjur me kokë nga Gundogan-i përfundoi sipër traut të portës. Inzaghi arrin të ndalë kështu Guardiolën, duke e nisur në mënyrë pozitive këtë sezon të ri të Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/