Invenston në mbrojtje por jo me Kumbullën, Interi merr 18-vjeçarin grek me parametra 0

Prej kohësh Interi është vënë në gjurmët e Marash Kumbullës. Zikaltrit kanë qenë të bindur me aftësitë e talentit shqiptar dhe gara për të përfituar shërbimet e tij është marrë seriozisht nga klubi. Madje në media dukej thuajse i kryer kalimi i Kumbullës në Milano. Interi ka bërë ditën e djeshme goditjen e parë në merkato, ku është menduar për mbrojtjen, por këtë herë emri nuk ka qenë ai i lojtarit kuqezi.

Ekipi i Contes ka sjellë në Milano me parametra zero një 18-vjeçar grek nga Panathinaikos. E vetmja tarifë e paguar është ajo e 300 mijë eurove si çmim për stërvitjen në drejtim të klubit helen. Bëhet fjalë për Georgios Vagiannidis, i cili ka firmosur kontratën 4-vjeçare me Interin. Ai do të kryejë sezonin parapërgatitor për sezonin e ardhshëm me ekipin A dhe do të përpiqet të bindë Conten për të qendruar edhe më gjatë aty./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online