Intervistat/ “Tirana është familja e madhe”, Egbo: Me rëndësi që të fitojmë titullin, pastaj flasim

Në ditën e sotme janë luajtur dy takimet e para për javën e 34 të Superiores. Tirana ka bërë detyrën duke fituar në shifrat 2-0 ndaj Flamurtarit falë golave të Muçit nga penalltia dhe Ismajlgecit. Ndërkohë nga ana tjetër ishte Skënderbeu që i’a doli 0-1 ndaj Luftëtarit me realizimin e Krasniqit. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dhëna nga ana e protagonistëve për “Supersport”:

Ilir Daja (Skënderbeu): “Ky është fundi i kampionatit dhe të gjitha ekipet kanë probleme, kjo është normale. E kishim thënë që më parë që edhe përse Gjirokastra kishte rënë nga Superiorja, ka disa djemë që duhen falenderuar që japin maksimumin e tyre së bashku me stafin. Objektiva e mia shkojnë paralelisht me Skënderbeun. Dua që të marrë maksimumin me të gjitha ekipet që drejtoj. Ajo që duhet të bëjmë është që ta dërgojmë ekipin në zonën e Europë dhe pastaj të presim vendimin e Gjykatës Federale. Sa i përket Krasniqit, ul shpejtësinë e veprimit në zonën e golit. Ka pasur edhe shumë raste të humbura ku kishte një ritëm më të ulët”.

Neritan Novi (Luftëtari): “Kemi bërë një ndeshje me ritëm shumë të kënaqshëm. E pësuam golin nga gabimi i mbrojtjes dhe për meritën e Krasniqit, që tregoi eksperiencën duke marrë kohën. Ne kemi djemë me shumë të ardhme, por mungesa e eksperiencës së tyre na ka dënuar. Po ta shikoni edhe në mbrojtje sot kemi aktivizuar një lojtar nga U-19”.

Egbo (Tirana): “Pas kësaj ndeshje do të kemi pak më tepër pushim. Më parë kemi luajtur dy herë në javë, në Kupë dhe kampionat. Sot nuk kemi pasur Bathën pasi ishte i lodhur dhe i konsumuar. Jam i kënaqur me ekipin pasi kemi pasur shumë pak ditë pas ndeshjes me Bylisin. Lodhja e lojtarëve ka bërë të vetën, emocioni dhe sprinti i fundit i kampionatit. Flamurtari nuk kishte se çfarë të humbiste dhe kërkonte gabimin tonë. Tirana është si një familje dhe lojtarët e dinë sesi do të ecim përpara. Nuk ka rëndësi kush luan më pak dhe më shumë. Me rëndësi është që Tirana të fitojë titullin dhe në fund do të flasim me të gjithë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online