Intervistat/ “Sot luanim gjithçka për gjithçka“, Martini tregon sekretin e fitores: E kishim studiuar, nuk luajmë për t’i bërë nder askujt

Tirana bie për herë të parë nën drejtimin e Egbosë. Teuta ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër bardhebluve dhe bëhet e para që ndal furinë e bardhebluve. Një 3 pikësh i merituar ky për skuadrën e Martinit, që me këtë rezultat ndez më shumë se kurrë Superioren, pasi pas Tiranës gjendet pikërisht Kukësi me vetëm 6 pikë më pak. Në përfundim të takimit kanë qenë vetë protagonistët ata të cilët kanë dhënë edhe mendimin e tyre për atë çfarë foli fusha. Më poshtë janë edhe deklaratat e trajnerëve për “Supersport“.
“E kishim studiuar shumë mirë Tiranën. Kërkonim që të bënim një presing ultraofensiv, sepse ata kanë një ekip që po e morrën topin bëhen Zot të fushës dhe bëhet shumë e vështirë të ndalen. Nuk kemi ndryshuar asgjë. Kemi kërkuar të jemi më tepër pragmatistë dhe kemi kërkuar të mos lëshojmë pikë. Sot duhet të jepnim gjithcka për gjithcka. Djemtë kanë dhënë shpirtin në fushë. Pavarësisht cilësisë që ka Tirana kishim një besim që do ia dilnim. Kemi objektiv të luajmë të gjithë së bashku. Forca jonë është grupi. Nuk është koha të shohim kush do shënojë, por është koha të fitojmë. Ne i kemi bërë nder ekipit tonë, qytetit tonë, vetes sonë. Nuk kemi luajtur në fushë t’i bëjmë nder askujt.“, është shprehur Martini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *