Intervistat/ Refik Halili zyrtarizon largimin e Nevil Dede: Trajneri i ri nuk do jetë opinionist në televizione

Laçi ka marrë një fitore me shumë vlerë në transfertën kundër Tiranës, duke ia dalë në shifrat 0-1. Bardheblutë kanë pësuar goditjen fatale pas humbjes në derbi që i largon edhe më tepër nga objektivi për t’u rikonfirmuar si kampion të Superiores.

Problemet nisën që përpara ndeshjes me Laçin atje ku ka pasur një mos marrëveshje mes trajnerit Dede dhe presidentit Halili sa i përket formacionit titullar. Sipas asaj që raportoi “Supersport”, tonet ishin të ngritur dhe Dede bëri gati menjëherë çantën për t’u larguar nga stadiumi.

Me shumë gjasa nuk do të vonojë edhe njoftimi sa i përket ndërprejes së bashkëpunimit. Ndërkohë sa i përket ndeshjes mes Tiranës dhe Laçit, kurbinasit kishin më tepër raste të rrezikshme në portën kundërshtare. Por për të gjetur golin duhej me patjetër një lojtar që është i aftë për të bërë diferencën.

Për këtë arsye është shfaqur Mazrekaj në minutën e 72 me ekzekutimin perfekt nga goditja e dënimit, që është ndalur në rrjetë. Bekaj ishte në disa raste si shpëtimtar për Tiranën, por këtë herë nuk mund të bënte asgjë. “Doktor” Mazrekaj “kuron” Laçin pas gabimeve të bëra në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Tirana merr goditjen e radhës. Më poshtë gjeni edhe intervistat për “Supersport”:

Halili (Tirana): “Kjo është humbje që ne na dhemb shumë. Sa i përket Nedes, kam vendosur që përpara të flasi trajneri. Kjo pasi kur kam folur unë përpara trajnerit, më ka rënë keq. Kam besim se do të tregoj të vërtetën, neve na kanë kushtëzuar edhe rezultatet, që është një nga pikat më të dobëta. Nëse e humbisnim ndeshjen me Laçin atëherë ishte thuajse e pamundur për titullin, do largoheshim shumë. Nga ditët në vijim do të punojmë shumë për ndryshimin dhe kam besim te djemtë e rinjë. U takova me Deden, nuk ka kthim mbrapa, kam besim se do të tregojë të vërtetën. Nuk është ndonjë gjë e madhe, Dede iku nga Tirana, ka ikur ose e kam larguar unë. Ju e dini shumë mirë se jam nga ata që kur ekipi nuk është mirë, dal edhe jap intervistë. Ta lëmë që të flasë Dede, pasi kur kam folur unë para ka dalë për keq situata. Trajneri i ri nuk do të jetë opinionist i televizioneve dhe të jeni të bindur se do të bëjmë kthesën”.

Osmani (Tirana): “E di që të gjithë njerëzit mezi prisnin që të mbaronte ndeshje dhe të flisnim rreth Dedes. Unë marrë përsipër që në ditët në vazhdim të sqarojë gjithçka për atë që ndodhi. Në momentin që unë drejtoj ekipin, përgjegjësinë e marrë unë. Në ditët në vazhdim do të sqarojë gjithçka për atë që ndodhi, jam këtu tani vetëm se jemi të detyruar për të komunikuar. Unë nuk largohem nga përgjegjsitë, më njihni. Kuka apo Danso? Ne e dinim që kjo ishte një ndeshje shumë vendimtare dhe për këtë arsye Danso na dha më shumë shtysë përpara. Por ne nuk dorëzohemi kurrë. Duroni deri nesër për të marrë njoftimin për Deden”.

Duro (Laçi): “Kjo ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne pasi kaluam një javë të vështirë pas humbjes në Fier dhe barazimit me Skënderbeun. Ishim pak të rënduar moralisht, kisha punuar me skuadrën në aspektin psikologjik që të tregoja se ne kemi vlera. Pra që nuk ishim ai ekipi që u përballë kundër Apolonisë dhe Skënderbeut. Sot i treguam vlerat tona gjatë gjithë kohës. Bilancet e mia me Tiranën dhe ekipe të ndryshme ka qenë gjithmonë pozitiv. Tirana më ka mundur vetëm njëherë në atë përmbysje në 5 minutat e fundit që na kushtoi edhe titullin, por bilanci në 15 vitet e fundit, kudo që kam drejtuar, ka qenë pozitiv. Unë e kam thënë që Mazrekaj është më mirë se para 5 vitesh kur kam qenë te Partizani. Ekipi ishte i bindur se do të shënonte gol në pushimin e pjesës së parë, për vetë mënyrën sesi po shkonte loja. E kam marrë Laçin nga vendet e fundit, por Vllaznia nuk kapet më jo vetëm nga ne, por as nga Partizani e as nga Teuta. Nuk ka asnjë ekip me atë stof që të marri shumë fitore radhazi, për mua me 99% është Vllaznia kampion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online