Intervistat/ “Penalltia për Partizanin ishte e sajuar”, trajneri i Kastriotit: Golin e parë nuk e pashë dot

Gjatë ditës së sotme ka nisur edhe faza e dytë në kampionatin shqiptar atje ku nuk ka pasur asnjë surprizë të vetme dhe kanë fituar të gjitha ekipet favorite. Vllaznia ka treguar edhe njëherë se do të luftojë deri në fund për titullin në Superiore.

Pas humbjes së fundit ndaj Laçit nuk ka krizë për shkodranët pasi gjejnë menjëherë fitoren ndaj Apolonisë në shifrat 0-1. Heroi i këtij takimi ishte Hoxhaj që dërgoi bukur topin në rrjetë pas fluturimit mes mbrojtësave kundërshtarë.

Ndërkohë Partizanin e ka nderuar Tedi Cara që shënoi golin e parë në minutën e 85 dhe fitoi penalltinë në minutat e fundit, që u shndërrua në gol nga Asani. Sa i përket Laçit, Xhixha dhe Lushkja do të nderonin kurbinasit kundër Bylisit. Ndërkohë në përballjen mes Skënderbeut dhe Teutës janë dhuruar katër gola, por në fund kanë dalë fitues durraskët në shifrat 1-3. Dopieta e Krasniqit dhe goli me penallti nga Bregu e nxori realizimin për kornizë të Pusit vetëm për të statistikë. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Brdariç (Vllaznia): “Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk është e lehtë që të luash në tre ditë. Jam i pakënaqur me sulmin pasi lojtarët duhej që të shënonin golin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi ky është një proces dhe ne do të vazhdojmë që të përmirësohemi. Apolonia nuk na vuri shumë në vështirësi, por rezultati 0-1 është gjithmonë i rrezikshëm. Po na mungon shumë Dunga, është edhe një djalë shumë i mirë dhe ishte në formën e tij më të mirë. Megjithatë nuk e kemi ende një datë se kur do të kthehet”.

Martini (Teuta): “Jemi mirë të gjithë dhe këto dy fitore radhazi na kanë sjellë buzëqeshjen. Më bëhet qefi për Krasniqin dhe Bregun. Për Krasniqin jam i lumtur në veçanti se shpërdoroi shumë në Fier dhe nuk kemi folur fare me të për këto mundësi të shpërdoruara, pasi ndikon në aspektin psikologjik. Sot erdhi që të shënonte dy gola. Karakteri i skuadrës më pëlqen pasi këta djem cohen në këmbë në momentet më të vështira. I kam thënë edhe Bregut edhe Krasniqit që të mos shqetësohen për rastet e humbura. Madje i kam folur popullorçe që nuk mund t’i përmend këtu në televizor. Unë kam humbur vetë raste përpara portës dhe e di sesa përjetohet”.

Ndreu (Kastrioti): “Ishte një ndeshje me dy tabllo. Në pjesën e parë nuk i lamë hapësirë Partizanit që nuk u treguan të rrezikshëm, por në pjesën e dytë i lamë hapësirë kundërshtarit. Megjithatë mendoj se rezultati i drejtë do të ishte barazimi. Golin e parë nuk e pashë dot se ishte me fytyrë nga stoli dhe nuk e di gabimin që është bërë. Ndërkohë penalltia e Partizanit pastaj ishte e sajuar. Cara donte të futej në zonë dhe lëshoj topin shumë përpara. Futbolli është dyluftim, ku ishte dora në fut te Cara? Arbitrat të jenë më të kujdesshëm”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online