Është mbyllur derbi i parë në Kategorinë Superiore për këtë sezon. Tirana mbetet sërish e pamposhtur ndaj rivalit të përjetshëm, teksa nuk ka pasur triumfues në “Air Albania”. Takimi ka përfunduar me shifrat 0-0, në një ndeshje ku dukej se askush nuk donte ta fitonte. Pas përfundimit të sfidës, protagonistët kanë folur për mikrofonin e “Supersport”.
Nevil Dede (Tirana): “Skuadra po rritet dhe po paraqitet çdo dite e më mirë. Ishte një ndeshje e vështirë. Vendosja me 3 është një ide që e kemi provuar edhe me Bylisin. Skuadra mund të funksionojë edhe në këtë mënyrë. Donim më shumë forca në sulm. Ishim më potent në fushë. Mendoj që Muçi bëri mirë, Ganso bëri mirë si dhe Torasa. Kjo është një skuadër e re. Disa lojtarë me eksperiencë po mundohen t’i japin besim dhe optimizëm këtyre lojtarëve që e kanë të ardhmen përpara. Në disa momente mund ta kishim zgjidhur ndeshjen. Momenti për penallti? Me vjen keq që arbitri e ka interpretuar ndryshe. Është pjesë e lojës, siç bëjmë ne gabime ashtu bëjnë edhe ata”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/