Intervistat/ “Arbitri? Peshorja nuk anon nga ne“, Ilir Daja: E mira është që kishte fair-play, loja çalonte

Është mbyllur derbi i parë në Kategorinë Superiore për këtë sezon. Tirana mbetet sërish e pamposhtur ndaj rivalit të përjetshëm, teksa nuk ka pasur triumfues në “Air Albania”. Takimi ka përfunduar me shifrat 0-0, në një ndeshje ku dukej se askush nuk donte ta fitonte. Pas përfundimit të sfidës, protagonistët kanë folur për mikrofonin e “Supersport”.

Ilir Daja (Partizani): “Në momentet që mbaron ndeshja ka pakënaqësi, por kur ulet doza emocionale, sepse derbi ka dozë emocionale, logjika del më në pah. Mendoj që me këto ngjeshje ndeshjesh, me këtë stadium të mrekullueshëm që është reklamë e gjithë futbollit shqiptar, me këtë fushë të papranueshme, te të dyja skuadrat u pa që ndërtimi i lojës çalonte.  Jemi mirë në fazën e mbrojtjes, por unë kam qejf që të jemi mirë në të dhe të qarkullojmë topin. Derbi la shumë për të dëshiruar në aspektin tekniko-taktik. Do të thoja që, sidomos nga gjysma e fushës ku ishim pjesën e parë e kishim të vështirë të fusnim topin në kontroll. Prandaj provonim topat e gjatë, që nuk i kishim përgatitur më parë.

Po të shikoni pothuajse kishte shumë raste të pakta nga të dyja ekipet përpara portës dhe në përgjithësi topi lëvizte në zona të parrezikshme. Edhe kur ndërhyj te arbitrat nuk ishin situata teknike. Ishin ose munutazh loje, ose për kartona nga ndërhyrje që mund të rrezikojnë edhe karrierën e futbollistit. Sot këto nuk u panë. Nëse vendosim në balancë aspektet pozitive dhe negative të gjykimit peshorja nuk anon nga ne. Nuk më keni dëgjuar ndonjëherë të interpretoj momente të tilla, nëse është penallti apo nuk është penallti. E mira e këtij derbi është se kishte fair-play. Ta mbyllim me këtë”.

Nevil Dede (Tirana): “Skuadra po rritet dhe po paraqitet çdo dite e më mirë. Ishte një ndeshje e vështirë. Vendosja me 3 është një ide që e kemi provuar edhe me Bylisin. Skuadra mund të funksionojë edhe në këtë mënyrë. Donim më shumë forca në sulm. Ishim më potent në fushë. Mendoj që Muçi bëri mirë, Ganso bëri mirë si dhe Torasa. Kjo është një skuadër e re. Disa lojtarë me eksperiencë po mundohen t’i japin besim dhe optimizëm këtyre lojtarëve që e kanë të ardhmen përpara. Në disa momente mund ta kishim zgjidhur ndeshjen. Momenti për penallti? Me vjen keq që arbitri e ka interpretuar ndryshe. Është pjesë e lojës, siç bëjmë ne gabime ashtu bëjnë edhe ata”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online