Intervistat pas ndeshjes, Lerda: Idrizaj po rritet çdo ndeshje, më mirë se Mala si mbrojtës

Partizani ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Luftëtarit me shifrat 2-0. Goli i parë i takimit ka ardhur pikërisht nga Erald Çinari, që tashmë mund të quhet si i përhershmi, pasi sa herë që të kuqtë kanë nevojë për gjetjen e golit, vjen prej andej.

Ndërkohë goli i dytë erdhi nga ekzekutimi i saktë i penalltisë nga Jasir Asani. Një penallti e shpërdoruar nga Rrapo në minutat e para, ndikoi edhe në aspektin psikologjik sa i përket Luftëtarit. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve të dhëna për “Supersport” pas ndeshjes:

Marantas (Luftëtari):“Ndeshjen e filluam mirë dhe humbëm penallti. Kishim dy raste të mira për të shënuar dhe e vendosëm në vështirësi Partizanin. Morëm dy gola nga aksione individuale të tyre. Kjo ndikoi për të pësuar ato golat. Është hera e parë që pësojmë gol pa bërë gabime në mbrojtje. Lojtarët tanë kanë qenë shumë të mirë. Drejtuesit kanë nxjerrë vendimin për Filin që ta pezullonin pasi bëri konflikt me tifozët. Ai ishte vendimi i tyre që pas një konflikti me tifozët, të mos luash në ekip. Nuk ishte dëshira ime kjo. (Ironia)Hera e parë që më bëni një pyetje taktike dhe kjo më pëlqen. Te goli i parë na erdhi një driblim nga e majta dhe kështu Çinari arriti të shënonte”.

Lerda (Partizani): “Futja e Asanit dhe Korderios na e bëri më të lehtë fitoren. Nuk kam menduar se ka ndeshje të lehta. Duhet të luftosh dhe për fatin tonë shkoi gjithçka mirë. Idrizaj po rritet nga ndeshja në ndeshje. Mbetet pak më specifik në atë rol se Mala dhe prandaj zgjedh pikërisht atë. Të gjitha ndeshjet duhet të përgatiten me grintën e duhur dhe nuk mund të them që ekipi nuk ishte i përqendruar. Sa i përket Asanit, është zgjedhja jonë taktike që e nis nga stoli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online