Intervistat/ “Nuk mbaj mend të na kenë rrezikuar ndonjëherë”, Daja analizon takimin: Pjesën e parë e dominuam

Kanë përfunduar pak minuta më parë edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së tretë të Kategorisë Superiore. Mbi të gjitha ka spikatur përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në “klasiken“ e Superiores, e cila është vendosur vetëm në frymën e fundit nga goli i Dungas. Në përfundimt të takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Daja: “Kardozo ishte me probleme nga seanca e djeshme stërvitore. Ka hyrë në fushë me një dëmtim që nuk mund të vazhdonte më gjatë. Për shkak të mungesave që kemi, Solomonin e kemi përdorur edhe si lojtar anësor. Po ta analizojmë ndeshjen, pjesa e parë ka qenë e gjitha në gjysmëfushën e Lacit. Nuk mbaj mend të na kenë rrezikuar ndonjëherë. Një ndeshje të tillë mund ta zgjidhnim me goditje. Nuk e dominuam gjithë lojën. Pjesën e parë dominuam ne, ndërsa në të dytën në një pjesë më të madhe dominoi Laci”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online