Intervistat/ “Me fat që mbijetova te festa pas ndeshjes”, Brdariç i lumtur për Dungën: Tani le të shkojnë të lutet në kishë

Kanë përfunduar pak minuta më parë edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së tretë të Kategorisë Superiore. Mbi të gjitha ka spikatur përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në “klasiken“ e Superiores, e cila është vendosur vetëm në frymën e fundit nga goli i Dungas. Në përfundimt të takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Brdariç: “Ne dhamë maksimumin në fund. Jam me fat që mbijetova nga festa pas ndeshjes. Ne jemi një ekip në ndërtim. Nuk jemi ende të kompletuar. Kështu që ka edhe gabime. Sigurisht që sulmuesit janë mirë dhe vrapojnë drejt topit. Megjithatë duhet të përforcojmë të dy anët, si sulmin ashtu edhe mbrojtjen. Ne flasim dhe vendosim së bashku. Dikush duhet ta bëjë hapin e parë. Nuk e di kush e bëri hapin e parë për të marrë Dungën. Megjithatë jam shumë i lumtur për të që shënoi. Tani mund të shkojë në kishë dhe të lutet. Kjo ndeshje sot ishte shumë e rëndësishme për të gjithë ata që janë tifozë të këtij klubi. Është një moment që duhet ta shijojmë. Nuk dua të flas shumë për të ardhmen”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online