Intervistat/”Nuk jam qaraman”, Shehi i mërzitur me rezultatin: Kemi rrahur veten, është ndeshje që na djeg

Mbrëmjen e sotme është mësuar edhe çifti finalist i Kupës së Shqipërisë. Tirana do të ketë përballë Teutën e Edi Martinit, duke iu dhënë kështu mundësia për “hakmarrje” për atë humbje që i shkaktoi, e para në kampionat për bardheblutë. Skuadra durrsake mbërrin në finale pas 13 viteve, teksa përmbysi çmendurisht Kukësin brenda 10 minutave. Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit vetë protagonistët e takimit kanë thënë fjalët e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Orges Shehi (Kukësi): “Kemi bërë ndeshje të mirë. Kemi rrahur veten. Mund ta menaxhonim më mirë. Nuk di ç’të them. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen, por i tillë është futbolli. Moviolë nuk bëj. Nuk është kompetenca ime të bëj moviolë dhe nuk merrem asnjëherë me gjyqtarët. Fajin e kemi ne. Përgjegjësi i parë jam unë, nuk janë lojtarët. Të gjithë jemi të mërzitur sepse ishte në dorën tonë. Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, për të mos thënë më e rëndësishmja. Kmapionati nuk është në dorën tonë, por duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë. Unë jam nga natyra optimist. Nuk jam qaraman, që të qaj mungesat. Është e vërtetë që Obanor dhe Kukësi janë mungesa të rëndësishme. Kjo është një ndeshje që na djeg“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online