Intervistat/ “Nuk e di sesa herë u ndërpre ndeshja”, Gega flet pas humbjes: Nuk e dija se kur do dilnim nga këtu…

Kjo javë e nëntë e kampionatit shqiptar ka sjellë shumë surpriza në rezultate atje ku kanë humbur të gjithë pretendentët. Kastrioti arriti që të fitonte ndaj Kukësit në shifrat 1-0 falë golit të Bardhit.  Pika më e dobët e krutanëve në këto ndeshje të fundit është kthyer e fortë ndaj verilindorëve, pasi nuk pësuan gol në minutat e para, por arritën që të vendosnin sfidën në minutën e 16. Në krahun tjetër është Vllaznia që ka humbur në shifrat 1-0 ndaj Laçit.

Gjithçka është vulosur në minutat e fundit atje ku Xhixha dërgoi bukur topin në rrjetë. Sa i përket sfidës mes Skënderbeut dhe Tiranës është ndalur në barazimin 1-1. Kundërsulmi fantastik mes Marës dhe Mensah do të sillte golin e parë te korçarët. Dalja e Ismajlgecit me karton të kuq pas gjestit antisportiv e vështirësoi punën për bardheblutë, që vetëm pak minuta më vonë barazuan me Bathën.

Gjithsesi kryeqytetasit nuk arritën që të dilnin te fitorja. Këtë detyrë e bëri me sukses Teuta ndaj Apolonisë që fitoi 0-1 falë golit të Lorenzo Vilës. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Bradric (Vllaznia): “Ne dëshironim të fitonim, por këtë herë nuk e kishim fatin me vete. Ne këtu nuk është se kishim ndonjë vështirësi, kishim mundësitë tona dhe nuk arritëm që t’i shfrytëzonim. Kemi luajtur si në përballjet e fundit, por Laçi arriti që të shfrytëzonte shansin e tij. Ne shohim ndeshje pas ndeshje dhe për momentin jemi mirë, por duhet të presim ecurinë tonë për të shpallur më pas objektivin. Nuk është faji vetëm i portierit, ne fitojmë dhe humbim të gjithë bashkë”.

Ahmataj (Skënderbeu): “Është e tmerrshme, ne gjithçka e falim vetë, me dorën tonë. Kjo për shkakun e mungesës së eksperiencës. Ishte më mirë kur Tirana kishte 11 lojtarë në fushë sesa 10 lojtarë. Kjo ndikon në aspektin psikologjik pasi futbollistët tanë menduan se ndeshja u zgjidh, ndërsa në krahun tjetër japing gjithçka nga vetja për të mbuluar lojtarin e ndëshkuar me karton të kuq. Unë nuk jam marrë kurrë me arbitrat, por e shohim se çdo javë po na e mohojnë ndonjë penallti dhe japing kundër nesh. Metri duhet të jetë i barabartë”.

Gega (Kukësi): “E kisha paralajmëruar ekipin se ishte një fushë e vështirë dhe se nëse do të ndëshkoheshim, do të vinte nga gabimet tona dhe nga një korne mundësisht. Ashtu edhe ndodhi, megjithëse nuk duhet që t’I heqësh meritat Kastriotit që dha gjithçka me mundësitë e saj për të fituar dhe ia doli. Gjërat nuk kthehen mbrapsht dhe nuk mund të gjykojmë mënyrën e lojës të kundërshtarit pas ndeshjes. Fusha dukej e mirë në fillim, por pastaj erdhi duke u rënduar. Nuk e di sesa herë u ndërpre ndeshja, po ndërpritej aq shumë sa nuk e dija se kur do të dilnim nga këtu. Fusha nuk ishte në favorin tonë dhe arbitrat duhet që ta menaxhonin mirë situatën, pasi në çdo pesë minuta kishte ndërprerje të ndeshjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online