Intervistat/ “E tmerrshme sesi e falim me dorën tonë”, Ahmataj pas Tiranës: Më mirë të mos merrnin të kuqin…

Kjo javë e nëntë e kampionatit shqiptar ka sjellë shumë surpriza në rezultate atje ku kanë humbur të gjithë pretendentët. Kastrioti arriti që të fitonte ndaj Kukësit në shifrat 1-0 falë golit të Bardhit.

Pika më e dobët e krutanëve në këto ndeshje të fundit është kthyer e fortë ndaj verilindorëve, pasi nuk pësuan gol në minutat e para, por arritën që të vendosnin sfidën në minutën e 16. Në krahun tjetër është Vllaznia që ka humbur në shifrat 1-0 ndaj Laçit.

Gjithçka është vulosur në minutat e fundit atje ku Xhixha dërgoi bukur topin në rrjetë. Sa i përket sfidës mes Skënderbeut dhe Tiranës është ndalur në barazimin 1-1. Kundërsulmi fantastik mes Marës dhe Mensah do të sillte golin e parë te korçarët. Dalja e Ismajlgecit me karton të kuq pas gjestit antisportiv e vështirësoi punën për bardheblutë, që vetëm pak minuta më vonë barazuan me Bathën.

Gjithsesi kryeqytetasit nuk arritën që të dilnin te fitorja. Këtë detyrë e bëri me sukses Teuta ndaj Apolonisë që fitoi 0-1 falë golit të Lorenzo Vilës. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Bradric (Vllaznia): “Ne dëshironim të fitonim, por këtë herë nuk e kishim fatin me vete. Ne këtu nuk është se kishim ndonjë vështirësi, kishim mundësitë tona dhe nuk arritëm që t’i shfrytëzonim. Kemi luajtur si në përballjet e fundit, por Laçi arriti që të shfrytëzonte shansin e tij. Ne shohim ndeshje pas ndeshje dhe për momentin jemi mirë, por duhet të presim ecurinë tonë për të shpallur më pas objektivin. Nuk është faji vetëm i portierit, ne fitojmë dhe humbim të gjithë bashkë”.

Ahmataj (Skënderbeu): “Është e tmerrshme, ne gjithçka e falim vetë, me dorën tonë. Kjo për shkakun e mungesës së eksperiencës. Ishte më mirë kur Tirana kishte 11 lojtarë në fushë sesa 10 lojtarë. Kjo ndikon në aspektin psikologjik pasi futbollistët tanë menduan se ndeshja u zgjidh, ndërsa në krahun tjetër japing gjithçka nga vetja për të mbuluar lojtarin e ndëshkuar me karton të kuq. Unë nuk jam marrë kurrë me arbitrat, por e shohim se çdo javë po na e mohojnë ndonjë penallti dhe japing kundër nesh. Metri duhet të jetë i barabartë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online