Ndeshja e fundit e javës së dytë të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është mbyllur me shifrat 0-2. Shkodranët marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke treguar shenja në këtë fillim sezoni se janë gati të rikthehen aty ku u takon, në luftë mes më të mirëve. Ndërkohë pas përfundimit të takimit, vetë protagonistët kanë dhënë prononcimet e tyre për mikrofonin e “Supersport“.
Brdariç (Vllaznia): “E dimë për atmosferën në qytetin tonë. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Është një kapitull i ri. E dimë që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Kur fiton duket e thjeshtë, por nuk është ashtu. Nuk kemi objektiva madhor. Duam të jemi konkurues dhe me këmbë në tokë. Mendoj se jemi të vetedijshëm për çdo gjë që mund të ndodhë këtë vit. Jetojmë në një situatë të veçantë.Luajmë pa tifozë. Luajmë për këtë klub, për tifozët tanë. Duhet të mbajmë atmosferën shumë lart. I thashë të gjithëve që ditën e parë. Ne po ndërtojmë një ekip të ri dhe duhet kohë. Duhet të jemi të kujdesshëm me fjalët. Ne duhet të qendrojmë të përulur dhe të punojmë me modesti dhe këmbëngulje. Nuk e di kush shënoi sot, nuk ka rëndësi, ne jemi një ekip”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/