Intervistat/ “Njerëzit do të flasin”, trajneri i Partizanit: Kjo fitore shkon për Olsi Ranxhin, e di që nuk do vlejë asgjë

Partizani ka arritur që të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Laçit, duke marrë triumfin e tretë radhazi pas Luftëtarit dhe Flamurtarit. Nga ana tjetër Flamurtari ka luajtur tenis ndaj Luftëtari, teksa ia ka dalë në shifrat 6-1. Më poshtë mund të shihni edhe intervistat e protagonistëve të dhëna për “Supersport” në përfundimin e këtyre takimeve:

Sormani (Partizani): “Kjo fitore i dedikohet zëdhënësit për shtyp, Olsi Ranxhit, që i ka ndërruar jetë babai. E di që nuk vlen asgjë, por kjo për të treguar që jemi si familje bashkë. Sot jam shumë i kënaqur që realizuam dhe ishim të blinduar prapa, duke mos e lejuar rivalin që të godas në portën tonë. Sigurisht që e përgatitëm ndeshjen në mënyrën që nëse do të shënonim, do të tërhiqeshim mbrapa. Po luanim ndaj Laçit, që është një nga ekipet më moderne shqiptare. Qendrimi im te Partizani? Po mendoj për ndeshjen e radhës, njerëzit flasin, por le të shohim punën time deri në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online