Intervistat/ “Do jap dorëheqjen tani”, trajneri i Luftëtarit flet hapur: Nuk durohet më kështu, nga 5-6 gola në javë

Partizani ka arritur që të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Laçit, duke marrë triumfin e tretë radhazi pas Luftëtarit dhe Flamurtarit. Nga ana tjetër Flamurtari ka luajtur tenis ndaj Luftëtari, teksa ia ka dalë në shifrat 6-1. Më poshtë mund të shihni edhe intervistat e protagonistëve të dhëna për “Supersport” në përfundimin e këtyre takimeve:

Sormani (Partizani): “Kjo fitore i dedikohet zëdhënësit për shtyp, Olsi Ranxhit, që i ka ndërruar jetë babai. E di që nuk vlen asgjë, por kjo për të treguar që jemi si familje bashkë. Sot jam shumë i kënaqur që realizuam dhe ishim të blinduar prapa, duke mos e lejuar rivalin që të godas në portën tonë. Sigurisht që e përgatitëm ndeshjen në mënyrën që nëse do të shënonim, do të tërhiqeshim mbrapa. Po luanim ndaj Laçit, që është një nga ekipet më moderne shqiptare. Qendrimi im te Partizani? Po mendoj për ndeshjen e radhës, njerëzit flasin, por le të shohim punën time deri në fund”.

Novi (Luftëtari): “Po luanin dy ekipet më të mira shqiptare, por fatkeqësisht që do të jenë në Kategorinë e Parë. Me këtë humbje sot e kemi treguar plotësisht se e meritojmë vendin e fundit. Më vjen keq, do të shkojë te presidenti dhe do i paraqes dorëheqjen. Nuk durohet më kështu, duke pësuar nga 5-6 gola në çdo javë. Ne kemi lojtarë të prespektivës që janë të rinjë në moshë, por nuk e përballojnë dot presionin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online