Mes dramës së madhe është mbyllur edhe krye ndeshja e sotme në Abissnet Superiore mes Laçit dhe Kukësit. Verilindorët ishin në avantazhin e dy golave, por kurbinasit arritën që t’i merrnin një pikë në minutat e fundit falë heroi të tyre Zarubica.
Nga ana tjetër kroati Basha është ylli i ri i verilindorëve teksa ka dhënë një asist dhe ka shënuar një gol. Goli i parë do të shënohej nga Milunovic, ndërsa Basha e bëri që të dukej me e sigurt fitorja. Për të hapur disi takimin mendoi Zarubica në të 68 dhe në minutën e fundit arriti që të dërgonte sërish topin në rrjetë pas gabimit të Peposhit në zonë.
Nga ana tjetër është mbyllur në barazimin 1-1 mes Egnatias dhe Skënderbeut. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kabral, por barazimi do të vinte në minutën e 18 nga Berisha. Kjo ishte historia e këtij takimi që do të qëndronte i tillë deri në fund. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:
Magani (Egnatia): “Nuk po i mungon asgjë ekipit. Po shpalosim vlerat tona. Ne sot kishim mungesa që nuk u vunë re. Në një moment hutimi kemi pësuar gol. Na quajnë të vegjël, por ne nuk jemi të vegjël. Jemi të projektuar për të kapur objektiva më të lartë. Duhej ta kishim fituar ndeshjen ndaj Skënderbeut, megjithëse nuk e kemi nënvlerësuar rivalin. Debat me Memellin në fushë? Jo, e kam pasur edhe lojtar Memellin. I thashë vetëm që të mos provokonin lojtarët e tij.