Intervistat/ “Kallakun e zëvendëson Rroca”, Arapi rrit synimet: Me 3-4 përforcime konkurojmë për titull

Ka përfunduar finalja e Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”. Tempulli i Tiranës ra mbrëmjen e sotme, teksa Teuta i ka shkaktuar humbjen e parë në këtë stadium. Një gol që në minutën e 2-të do të hapte sfidën, ndërsa ai në minutën e 79-të mbylli gjithçka. Festa i ka takuar e gjitha klubit durrsak, që në fund ka ngritur trofeun lart. Në fund protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Renato Arapi (Teuta): “Duhet që baza të ruhet. Lëvizjet të jenë të kujdesshme dhe cilësore. Me 3-4 përforcime besoj se jemi shumë mirë, madje të konkurojmë pse jo edhe për titull. Një lojtar në Superiore që mund të zëvendësojë Kallakun është Rroca.

Ne kemi bërë mirë edhe në kampionat edhe në Kupë. E kemi pasur më të vështirë se Tirana, sepse shorti na ka përballur me ekipe më të forta. Dua të falenderoj edhe Shkëmbin me stafin e tij, sepse kanë një meritë shumë të madhe. Pastaj te Martini ndikoi pjesa e harmonisë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online