Në ditën e sotme janë mbyllur ndeshjet e javës së 20 të Superiores, atje ku Bylisi dhe Vllaznia janë ndarë në barazimin 2-2, ndërsa Laçi ka fituar me shifrat 1-0 ndaj Skënderbeut. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve të këtyre takimeve për “Supersport”:
Jonuz (Vllaznia): “Nuk ka qenë penallti ai rasti i fundit. Unë i kam thënë Goxhës që të qetësohet dhe të vazhdojë lojën, atë që duhej të bënte. Disa herë kam bërë edhe unë reagime negative, por ky është futbolli. E rëndësishme që ekipet kanë luajtur mirë, dhanë gjithçka në fushë. Bylisi është një skuadër shumë e mirë dhe kjo pikë ishte e rëndësishme”.